Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta shënjestroi liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, raporton “CNN”.
I pyetur të enjten nga transmetuesi publik izraelit “Kan” për ta komentuar një deklaratë të bërë nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, që tha se Khamenei “s’mund të vazhdojë të ekzistojë më”, Netanyahu tha: “Unë udhëzova që askush në Iran s’duhet të ketë imunitet”.
“Përtej kësaj, nuk mendoj se është e përshtatshme ose e nevojshme që unë të shtoj diçka. Unë besoj se veprimet duhet të flasin shumë më fortë se fjalët”, tha Netanyahu.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë