Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një gabim i rëndë

18:08 | 23 Shkurt 2026
E.G

Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se vendi i tij do të përdorë “forcë të paimagjinueshme” nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj Izraelit.

Duke folur në një debat me “40 nënshkrime” në Knesset, Netanyahu deklaroi se i ka dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë regjimit iranian, duke e quajtur një sulm të mundshëm ndaj Izraelit “gabimin më të madh në historinë e tij”, raporton The Jerusalem Post.

Ai theksoi se Izraeli po përballet me “ditë shumë komplekse dhe sfiduese”, në mes të tensioneve të vazhdueshme me Iranin, por shtoi se shteti izraelit është i përgatitur për çdo skenar.

“Jemi vigjilentë dhe të përgatitur për çdo situatë. E kam bërë të qartë për regjimin e Ajatollahut se nëse bëjnë ndoshta gabimin më të rëndë në historinë e tyre dhe sulmojnë Izraelin, ne do të përgjigjemi me një forcë që ata nuk mund ta imagjinojnë,” deklaroi Netanyahu.

Të ngjashme