Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dëshmuar të martën para një gjykate në Tel Aviv, në procesin gjyqësor ndaj tij nën dyshimet për korrupsion.
Netanyahu është udhëheqësi i parë izraelit në detyrë që del para një gjykate si i pandehur nën akuza penale.
Ai akuzohet se ka pranuar cigare puro dhe shampanjë në vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve dhe ka shkëmbyer favore me bashkëpunëtorë të pasur.
Netanyahu mohon të ketë shkelur ligjin dhe i ka cilësuar akuzat gjueti shtrigash.
Seancat e dëshmive do të zgjasin disa javë çka pritet t’i zënë një pjesë të konsiderueshme të kohës zotit Netanyahu ndërsa ai përballet me luftën në Gazë, si dhe me zhvillimet në Siri dhe Liban./voa
Schlotterbeck do të vendosë mes Realit dhe Dortmundit
Mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3
Çfarë sjell mandati i ri? Premtimet kryesore të Albin Kurtit
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...