Benjamin Netanyahu ka njoftuar një zgjerim të pushtimit të Izraelit në Libanin jugor fqinj, ndërsa forcat e tij synojnë grupin militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Kryeministri izraelit tha se i ka thënë ushtrisë së tij të zgjerojë më tej atë që e quajti “zona ekzistuese e sigurisë tampon”, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.
Ai është zotuar të ndryshojë rrënjësisht situatën e sigurisë atje.
“Sapo kam udhëzuar të zgjerohet më tej zona ekzistuese e sigurisë tampon. Jemi të vendosur të ndryshojmë rrënjësisht situatën në veri”, tha Netanyahu gjatë një vizite në Izraelin verior.
Netanyahu theksoi gjithashtu: “Ne eliminuam mijëra terroristë të Hezbollahut dhe mbi të gjitha, eliminuam kërcënimin e madh të 150,000 predhave dhe raketave që kishin për qëllim shkatërrimin e qyteteve të Izraelit”.
Por ai shtoi: “Hezbollahu ende ka një aftësi të mbetur për të lëshuar raketa drejt nesh”.
Ai tha se vendimi synonte të forconte pozicionin e sigurisë së Izraelit përgjatë kufirit verior.
Forcat iraniane “po presin” pushtimin tokësor të SHBA-së, thotë kryetari i parlamentit
Kjo vjen mes tensioneve të vazhdueshme përgjatë kufirit verior të Izraelit, ku armiqësitë ndërkufitare kanë ngritur frikën e një përshkallëzimi më të gjerë rajonal.
Në Liban, zyrtarët thonë se më shumë se 1,100 njerëz janë vrarë në luftime që nga fillimi i luftës me Iranin.
Mbi 3,500 njerëz u plagosën gjithashtu që nga fillimi i përshkallëzimit, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë.
Dhe midis tyre thuhet se janë vrarë janë 52 punonjës shëndetësorë.
Izraeli nisi sulme ajrore mbi Libanin pasi Hezbollahu qëlloi raketa drejt Izraelit verior në solidaritet me Iranin më 2 mars.
Që atëherë, mbi një milion libanezë janë zhvendosur ndërsa forcat tokësore izraelite vazhdojnë një pushtim në Libanin jugor.
Raketa të lëshuara nga Irani dhe Libani drejt Izraelit kanë vrarë 19 persona në Izrael, sipas shërbimit të ambulancës izraelite.
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...