Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu do të takohet të hënën me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se liderët do të diskutojnë për tarifat e vendosura së fundmi nga Trump, duke cituar të kenë thënë zyrtarë nga të dyja vendet.
Izraeli është një nga rreth 60 vendet që përballet me tarifat më të larta të vendosura nga ShBA-ja, me një taksë prej 17% për importet izraelite në ShBA që do të hyjë në fuqi më 9 prill.
Takimi do të shënojë vizitën e dytë të Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të dytë të Trumpit në detyrë – të dy udhëheqësit u takuan në shkurt për të diskutuar për luftën në Gaza.
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...