Izraeli mbështet krijimin e një shteti kurd, ka deklaruar kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Deklarata e tij erdhi pasi kurdët në Irak po përgatiten të mbajnë një referendum mbi pavarësinë, e cila është kundërshtuar nga deputetet e Bagdadit, transmeton portali arbresh.info
Izraeli ka mbajtur lidhje të fshehta ushtarake, të inteligjencës dhe të biznesit me kurdët që nga vitet 1960, duke parë grupin etnik pakicë, si një ‘karrem’ për kundërshtarët e përbashkët arabë.
Kreu kurd i Irakut Massoud Barzani, ka theksuar se refendumi do të mbahet me 25 shtator, pavarëisht kundërshtimeve të Irakut.
Fqinjët e Irakut, Turqia, Irani dhe Siria e kundërshtojnë referendumin. Kurdët kanë kërkuar një shtet të pavarur që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, kur fuqitë koloniale ndanë Lindjen e Mesme pas rënies së Perandorisë Osmane shumetnike./arbresh.info/
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...