Rusia dhe Bjellorusia kanë filluar të kryejnë manovra të përbashkëta ushtarake në pragun e NATO-s, të cilat pretendohet të jenë stërvistjet ushtarake më të mëdha që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka rritur sigurinë në kufirin e vendit të tij me Bjellorusinë, duke paralajmëruar se stërvitjet Zapad 2017 mund të jenë një prelude i një pushtimi, transmeton portali arbresh.info
Në ushtrimet ushtarake marrin pjesë 5,500 trupa ruse, 7,200 nga Bjellorusia, 70 aeroplanë, 250 tanke, 200 pjesë artilerie dhe 10 anije detare, theksojnë mediat e Rusisë.
Megjithatë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se stërvitja madhore ushtarake nuk paraqet rrezik për aleancën.
Sipas tij, stërvitjet ushtarake kanë funksion mbrojtës dhe nuk i drejtohen ndonjë shteti./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë