Një vajzë 15-vjeçare ka vdekur në distriktin perëndimor të Nepalit pasi ajo u dëbua nga streha, për shkak se ajo ishte me menstruacione, traditë e cila ishte ndaluar për një dekadë më parë.
“Ne jemi duke e hetuar rastin. Dyshojmë se vajza e ka humbur jetën për shkak të tymit që kishte ndezur nga zjarri për të mbajtur vetën të ngrohtë,” tha inspektori lokal, transmeton arbresh.info.
Disa hindu i shohin menstruacionet si gjë e papastër dhe në disa pjesë të Nepalit gratë gjatë periudhën së mentruacioneve detyrohen të qëndrojnë në kasolle për disa ditë.
Babai i viktimës ka thënë për mediat lokale se vajza kishte ngrënë darkë dhe kishte shkuar në kasolle për të fjetur, por në mëngjës familjat e kanë gjetur vajzën e vdekur.
Sipas praktikës chhaupadi, gratë janë të ndaluara të marrin pjesë në aktivitetet normale të familjes gjatë periudhës së menstruacioneve dhe pas lindjes.
Gratë që kanë shkelur këtë traditë janë fajësuar për sëmundjen e kafshëve, ose për dështimet kulturore, apo për ndonjë rast vdekje në familje.
Në vitet e fundit, disa gra kanë vendosur të heqin dorë nga tradita, por edhe pse kjo traditë është ndaluar me ligj në vitin 2005, disa njerëz e gjejnë të vështirë të heqin dorë nga kjo traditë./Arbresh.info
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...