Një nga viktimat e sulmeve terroriste në Mali është edhe shefi belg i zyrës së sigurimit të Bashkimit Evropian në Bamako, tha sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikat e jashtme të sigurisë Federica Mogerini.
Mogerini, në një konferencë shtypi, pas këshillit joformal te ministrave BE-së në Riga, shprehi ngushëllimet për viktimat e sulmit të armatosur terrorist në një restorant në kryeqytetin e Malit dhe nderimet e saja për nëpunësin BE-së.
Në sulmin e këtij mëngjesi mbeten të vrarë pesë njerëz dhe në mesin e viktimave ishin edhe nënshtetas të BE-së.
Në këtë njoftim të veçantë për shtyp ajo dënoi sulmin dhe tha se ky akt vetëm e ka inkurajuar BE-në të përkuhtohet me shumë vendosmëri në luftën kundër terrorizmit./arbresh.info/
Kim Kardashian merr vëmendjen me linjat trupore të zjarrta n...
McAllister konfirmohet te Liverpooli
Haxhiu flet për të burgosurit në Kumanovë: Kërkesën duhet ta...
Doarsa Kica-Xhelili, deputetëve të pozitës: E mbështesni pol...
Rama: Serbia s’ka fuqi që t’i prek asnjë fije floku Kosovës
Zelensky viziton Khersonin nën ujë, shqetësim për minat, 600...