Një vajzë 19-vjeçare e sëmurë rëndë vdiq në krahët e nënës së saj, pasi mjekët në Venezuelë u detyruan ta largonin për shkak të situatës së krijuar.
Nëna zemërthyer, Elizabeth Diaz u detyrua të mbante në krah trupin e vajzës së saj, që peshonte vetëm 22 kilogramë nëpër rrugët e qytetit drejt morgut.
Diaz vizitoi një Qendër Lokale Diagnostike Lokale (CDI) në qytetin verior të Valencias të shtunën në mbrëmje, por menjëherë u largua nga mjekët sepse objekti nuk kishte energji elektrike.
Nëna u këshillua që të vizitonte një qendër tjetër mjekësore në Las Lomas, ku ajo u sigurua se stafi mund të ofronte trajtim për paralizën cerebrale të vajzës së saj dhe kequshqyerjen kronike. Sipas Diaz, vajza dridhej vazhdimisht dhe gjendja e saj u përkeqësua. Pas mbërritjes në spitalin e dytë, familja nuk u lejua që të futej fare brenda sepse edhe aty ishte e njëjta situatë.
Vajza e Diazit vdiq në krahët e saj disa momente më vonë. Nëna e mbajti trupin e vajzës së saj nëpër rrugët e errëta të qytetit në një morg lokal. Gjendja e rëndë ekonomike e nënës nuk e ka lejuar atë të kërkojë trupin e vajzës për një shërbim të duhur varrimi.
Imazhet e vdekjes së papritur të 19-vjeçares janë shpërndarë në mënyrë virale, të cilat tregojnë qartë regjiminb e egër të Nicolás Maduro kundër një kombi që ka kërkuar nevojat më themelore si; ushqim, ujë dhe ilaçe./gsh/

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...