Nën kërcënimin e granatës merr peng policin

11:53 | 23 Korrik 2020

Një person i armatosur me granatë ka marrë peng një zyrtar të lartë policor në qytetin ukrainas të Poltavas, sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.

“Bisedimet janë duke vazhduar për të detyruar sulmuesin të dorëzohet në polici pa dëmtuar veten ose të tjerët”, tha Anton Gerashchenko në Facebook të enjten, transmeton portali arbresh.info.

Pas bisedimeve, burri shkëmbeu oficerin e policisë për një kolonel policie dhe u largua me të në një makinë të siguruar nga policia.

Ishte pengmarrja e dytë në Ukrainë në tre ditë. Të martën, një burrë i armatosur mbajti 13 njerëz të robëruar në autobus për disa orë para se t’i lëshonte./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara