Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kushner mbeten në Pakistan

13:44 | 12 Prill 2026
E.H

Steve Witkoff dhe Jared Kushner raportohet se kanë mbetur në Islamabad, duke vazhduar negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi të ardhmen e konfliktit, sipas informacioneve të raportuara nga Al Arabiya.

Dy zyrtarët amerikanë thuhet se ndodhen në kryeqytetin pakistanez si pjesë e kontakteve intensive diplomatike, të fokusuara në çështje të sigurisë rajonale dhe stabilitetit gjeopolitik.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance është larguar nga Islamabad, raportojnë burimet.

Kujtojmë se përpjekjet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit një ditë më parë nuk arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pavarësisht 21 orë negociatash të zhvilluara në kryeqytetin pakistanez.

Shpërndaje në rrjete sociale