Policia Federale Australiane, ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Sydney, pasi i njëjti dyshohej se vepronte si një agjent ekonomik për Korenë e Veriut.
Chan Han Choi, 59 vjeç, po akuzohet për ndërmjetësimin e eksporteve ilegale nga vendi dhe për të diskutuar furnizimin me armë të shkatërrimit në masë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Policia pretendon se ai ka thyer sanksionet e OKB-së dhe Australisë.
Rasti kundër Chan, i cili ka jetuar në Australi për më shumë se 30 vjet, është i pari i këtij lloji në vend.
Kjo është hera e parë që dikush është akuzuar nën Ligjin e Armëve të Shkatërrimit në Masë të vitit 1995 (Parandalimi i Proliferimit).
Policia thotë se kishte dëshmi se Chan kishte qenë në kontakt me “zyrtarë të lartë në Korenë e Veriut”./ Klan Kosova/
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...