Prej kohësh duket se Kina, vendi ku lindi virusi Covid-19, e ka fituar betejën për frenimin e përhapjes së kësaj pandemie.
Tashmë sipas të dhënave zyrtare të bëra publike gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë shënuar +46 të infektuar të rinj, ndryshe nga vendet e Europës dhe SHBA që po shënojnë me mijëra të prekur dhe viktima.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Kinë ka pasur +3 vdekje duke e çuar numrin total në 3,339 viktima. Në total në Kinë janë prekur 81,953 por 77,525 prej tyre jenë shëruar, duke e lënë numrin aktiv që janë të prekur aktualisht nga koronavirusi në 1,089.
Kujtojmë se tashmë epiqendra e virusit po kthehet SHBA dhe vende të tjera të Evropës, si Franca apo Anglia.
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...
Aksident me fatalitet në Vlorë, dy të vdekur e një i lënduar...
320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosov...
Real Madridi fiton derbin me Atletico Madridin, vazhdon luft...
Interi nuk di për fitore në Serie A – ndalet edhe nga Fioren...
I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person...