Arkeologët në Egjipt kanë gjetur më shumë se 1.000 statuja dhe 10 sarkofagë në varrezën e një sundimtari në pjesën perëndimore të bregut të lumit Nil.
Ministria për Antikitete njoftoi të martën se varreza ishte bërë gjatë periudhës së Mbretërisë së Re, prej 1.500 deri 1.000 vjet Para Erës së Re.
Shefi i misionit arkeologjik, Mustafa el Vaziri tha se në një dhomë ishin gjetur statuja të mbretërve nga dinasti të ndryshme, transmeton KosovaPress.
Vaziri theksoi se arkeologët besojnë se do të gjejnë edhe statuja të tjera, transmeton AP.

53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...