Mes 11 viktimave në Kanada është dhe një vajzë e mitur vetëm 5-vjeç.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Kai-Ji Adam Lo, 30 vjeç është paraqitur në gjykatë vonë të dielën dhe është vendosur në paraburgim, ka thënë Departamenti i Policisë së Vankuverit, duke shtuar se priten akuza të tjera.
Ushtruesi i detyrës së shefit të policisë, Steve Rai, e ka përshkruar sulmin e së shtunës në festivalin e Ditës së Lapu Lapu, ku morën pjesë deri në 100,000 njerëz, si “ditën më të errët në historinë e qytetit”.
Identiteti i të vdekurve nuk është bërë ende i ditur nga zyrtarët, dhe policia ka thënë se dhjetëra të tjerë janë lënduar në sulmin që nuk po trajtohet si terrorizëm. Policia ka thënë se i dyshuari ishte i njohur për ta para sulmit.
Organizatorët e festivalit vjetor Lapu Lapu kanë thënë se komuniteti filipinas i bashkuar i qytetit ishte “i pikëlluar” dhe ndikimi i sulmit do të ndihet për vitet në vijim./abcnews.al
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut