Ata kërkojnë rritjen prej 3% të pagave. Rritja e vendosur nga qeveria me 1.4 për qind, sipas tyre nuk mjafton.
Rreth dhjetë ditë pas një proteste të madhe në Lozanë, punonjësit publikë në kantonin Vaud kanë protestuar sërish, transmeton albinfo.ch. Të enjten në mbrëmje ata dolën në rrugë në Lozanë dhe disa prej tyre lanë punën, për të marrë pjesë në protestë.
Punonjësit e shtetit po kërkojnë nga autoritetet e kantonit përshtatjen e plotë të pagave të tyre me koston e jetesës që është rritur në shkallën prej 3 për qind. Rritja e pagave e vendosur nga qeveria me 1.4 për qind, sipas tyre nuk mjafton.
Sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, rreth 3,500 njerëz kanë marrë pjesë në një tubim në Lozanë të mbajtur në mbrëmjen e ditës së djeshme.
Kjo ishte tashmë dita e katërt e grevës dhe aksioneve protestuese të punonjësve të institucioneve të shtetit, në Kantonin Vaud në gati dy muaj.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...