Ai ka rrëfyer se për të do të mbetet një ditë e paharruar dhe plot emocione. Fillimisht një kalimtar e pati lajmëruar se pranë godinës ku punonte dëgjohej një zë, ndoshta një mace e braktisur.
Ai rrëfen se sikur kishte një parandjenjë dhe ka vrapuar jashtë ku në një kuti në vend të maces gjeti një foshnjë të mbështjellë me peshqir.
Nga frika e të ftohtit ai ka mbështjellë beben me një batanije dhe e ka futur brenda dhe më pas ka lajmëruar urgjencën, transmeton TCH.
Foshnja, dy kilogramë e gjysmë, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani karabinierët po kërkojnë prindërit, e cila do të përballet me akuzën e braktisjes së të miturit.
E vetmja shpresë për ta identifikuar është një grykashkë me një shkrim në portugalisht dhe telekamerat e sigurisë.
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...