Banorët e Normandisë në Francë janë përballur me një suprizë gjatë ditës së djeshme, kur panë të binte borë një ditë para 1 majit.
Pak ditë më parë, temperaturat ishin afër 30 gradë Celsius, derisa dje në mëngjes, Normandia u përball me shiun, erën … dhe madje edhe borën!
Sipas kanalit Météo, “kjo stuhi bore lidhet me presionin atmosferik që është rritur gjatë gjithë fundjavës në Pirenetë e Francës veriore. Në kontakt me ajrin e ftohtë që vjen nga ishujt britanikë, kjo ka shkatuar borën në Normandi. Bora ka mbuluar rrafshnaltën nga 100 në 150 metra mbi nivelin e detit, me trashësi 3 cm.
“Që nga mesnata, temperaturat kanë rënë nga 7 në 1 gradë Celsius në Rouen midis orës 1 dhe 9 të mëngjesit. Ky i ftohtë lidhet me një paqëndrueshmëri shumë të fortë të ajrit.”
Disa përdorues të internetit dëshmojnë për këtë episod me dëborë, një ditë para 1 majit.
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale