Ndotja e ajrit në veri të Indisë ka arritur në nivele të padurueshme, ka thënë kreu i kryeqytetit Delhi, Arvid Kejriwal.
Në shumë zona të Delhit cilësia e ajrit u përkeqësua duke arritur kategorinë “e rrezikshme” të dielën, me potencialin për të shkaktuar sëmundje të frymëmarrjes.
Autoritetet kanë nxitur njerëzit të qëndrojnë brenda për të mbrojtur veten e tyre.
Kejriwal i bëri thirrje qeverisë qendrore të sigurojë lehtësim dhe të trajtojë ndotjen toksike.
Shkollat janë mbyllur, më shumë se 30 fluturime janë devijuar dhe punimet e ndërtimit janë ndalur ndërsa qyteti është kapluar nga një mjegull e dendur.
Ministri i Shëndetit në Delhi Satyendar Jain, këshilloi banorët e qytetit të shmangin aktivitetet fizike në natyrë, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe orëve të vona të mbrëmjes.
Gjithashtu u këshillua që njerëzit të përdorin maska kundër ndotjes, të shmangin zonat e ndotura dhe të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura./kk/
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...