Një fëmijë është shpëtuar mrekullisht gjatë ditës së sotme në Greqi.
Fëmija 3-vjeçar është shpëtuar sot nga një traget që bën linjën Rio-Antirio në Patër.
Siç shihet në video vogëlushja ndodhej në një kamërdare, në kohën që u shty nga era në det të hapur.
Ka qenë një udhëtar i tragetit që e zbuloi vogëlushen dhe lajmëroi stafin e tragetit,marinarët e të cilit mundën të shpëtojnë atë.
Familjarët po e kërkonin në panik vogëlushen ne breg të plazhit aty pranë dhe pak më vonë kanë qenë rojet bregdetare që ua dorëzuan vogëlushen duke iu treguar se ku u gjet fëmija.
Behet me dije se prindërit e vogëlushes do të thirren për të dhenë shpjegime,ndoshta ndaj tyre do të ngrihet edhe akuzë për braktisje të mituri./vizionplus/
Më poshtë pamjet:
https://www.facebook.com/petros.kritsonis/videos/10156459044457168
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...