Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë aktive janë duke qetësuar tensioned mes anëtarëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë.
Zëvdendës sekretari i SHBA-ve për shtetet europiane dhe euroaziatike, Mattheë Palmer e konfirmoi këtë të mërkurën, sipas Agjencisë së Lajmeve Athinë-Maqedoni (ANA-MPA), transmeton portal arbresh.info
“Ne po punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të promovuar dialogun, qeverisjen e përgjegjshme në fushat ku janë raportuar mosmarrëveshjet, dhe të punojmë për parandalimin e përshkallëzimit të pikave të fërkimit, përpara se ato të shndërrohen në kriza”, tha Palmer, sipas agjencisë.

Palmer iu referua sfidave të shkaktuara nga fluturimi i aeroplanëve turq, të cilët sipas qeverisë greke kanë hyrë në territorin e tyre, raporton Ekatimerini, duke hapur kështu një problem të ri.
Sipas akuzave të bëra nga qeveria greke, Palmer tha se ‘kjo është diçka për të cilën ne kemi qenë duke punuar ndër vite dhe shumë nga këto çështje problematike kanë qenë atje për një kohë të gjatë”.
Për situatën në Europë, kufirin midis dy vendeve, Palmer raportohet se iu referua vizitës së tij në Greqinë veriore kur ai tha se ka “inkurajuar Turqinë për të qetësuar tensionet”./arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...