Jo më shumë se 500 euro do të jetë rimbursimi për avokatët dhe përkthyesit që do të ofrojnë ndihmë juridike me shpenzimet e shtetit italian për emigrantët në qendrat e pritjes në Shqipëri. Kështu parashikon dekreti i Ministrisë italiane të Drejtësisë i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.
Ai vendim përcakton masën dhe kushtet për rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit që do t’u paguhen avokatëve dhe përkthyesve në rastet specifike, kur do t’u duhet të vijnë në Shqipëri për të kryer detyrën.
Sipas protokollit të nënshkruar mes qeverisë italiane dhe Shqipërisë vitin e kaluar, Tirana i njeh Italisë të drejtën për të përdorur zonat e caktuara ku janë ngritur strukturat ku do të kryhen procedurat kufitare ose të riatdhesimit për emigrantët që nuk kanë të drejtë hyrjeje dhe qëndrimi në territorin italian .
Sipas atij dokumenti të nënshkruar nga kryeministrat Meloni dhe Rama, ato objekte do të menaxhohen nga autoritetet italiane sipas legjislacionit italian dhe evropian, ndërsa mosmarrëveshjet që përfshijnë emigrantët do t’i nënshtrohen juridiksionit italian./rtsh/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...