Një ndihmës amerikan i cili u ‘zhduk; në Korenë Veriore ka vdekur pasi ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli jetë nën regjimin barbar.
James Joseph Dresnok ishte një ushtar 21-vjeçar amerikan i vendosur në zonën e çmilitarizuar në Korenë e Jugut, në moshën 17 vjeçare, transmeton portali arbresh.info
Ai u largua fshehtas nga baza e tij dhe bëri një kalim të rrezikshëm për në Korenë e Veriut gjatë verës së vitit 1962.
Rreth 55 vjet më vonë, burri të cilit koreano veriorët i referoheshin si ‘shoku Joe’ ka ndërruar jetë.
Ai u bë i famshëm pasi u largua nga baza e tij dhe kërkoi strehim te armiku i SHBA-ve.
Pas marrjes në pyetje nga autoritetet e Koresë së Veriut, ai u mirëprit bashkë me tre defektë të tjerë.
Pavarësisht se përpiqej të largohej nga Koreja Veriore, ai ia doli që vendin më të izlouar në botë ta quajë ‘shtëpi’.
Fëmijëria e tij në SHBA ka qenë mjaft e trazuar, pasi babai dhe nëna e tij nuk kishin marrëdhënie të mira.
Por përkundër ‘shtëpisë’ në Korenë Veriore, ai dhe një tjetër ish-ushtarë amerikanë u arratisën në Bashkimin Sovjetik.
Ata përpiqeshin që të ktheheshin në SHBA, megjithatë përpjekja e tyre dështoi.
Ai iu dorëzua jetës në Phenian, duke e mësuar gjuhën koreane dhe traditat e tyre.
Më pas martua me një grua rumune, Doina Bumbea, që thuhej se ishte rrëmbyer nga koreano-veriorët. Ajo vdiq nga kanceri në vitin 1997. Ata kanë dy fëmijë, Ted dhe James, të cilët ndryshe quhen Hong Sun Chol dhe Hong Chol./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...