Ruffy ka qenë kryetari i Parlamentit zviceran në vitin 1992, ndërsa për dhjetë vite me radhë e ka kryesuar delegacionin zviceran pranë Këshillit të Evropës. Për më tepër, Ruffy ka qenë drejtues vite me radhë i Komisionit të Parlamentit të Zvicrës për marrëdhënie me jashtë.
Victor Ruffy rrjedh nga një familje me traditë të madhe politike: gjyshi i tij, me të njëjtin emër, ka qenë President i Zvicrës. Ai ka pasur një lidhje të veçantë me Kosovën dhe Shqipërinë, raporton Koha.net.
Ruffy ishte edhe kryesues i vëzhguesve të zgjedhjeve të para demokratike në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai ishte nismëtari i parë në Parlamentin e Zvicrës për njohjen e Kosovës shtet i pavarur në vitin 1994.
Ruffy ishte edhe themelues i EUROBIBUSit (Fondacion kulturor i bashkëpunimit me Shqipërinë).
Victor Ruffy është shpallur Qytetar Nderi i FushëKrujës. Ndërkaq ishte një nga themeluesit e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare, ISEAL.
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë