Shuhet në moshën 88-vjeçare Zhoras Alferov, shkencëtari rus, që kishte fituar Çmimin Nobel për fizikë.
“Zhoras Alferov vdiq sot”, shkruajnë mediat ruse, por shkaku i vdekjes së Alferov nuk është bërë publik.
Fizikaniti ishte dhe deputet komunist në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Alferov ka ndarë Çmimin Nobel për fizikë në vitin 2000 për punën e tij për gjysmë-përçuesit dhe teknologjinë e laserëve.
Ai ishte nderuar për inovacionet në teknologji, që tani përdoren gjerësisht, si në satelitë po ashtu edhe në telefonat celularë.
Ai kishte ndarë Çmimin Nobel me shkencëtarin gjerman, Herbert Kroemer dhe Jack Kilby nga Shtetet e Bashkuara.
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...
Komuna e Prishtinës shpall “Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve s...