Një homazh me qirinj në Birmigham në nderim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm është ndërprerë pasi një person i armatosur me thikë dhe shkop bejsbolli u arrestua nga policia.
Ndezja e qirinjve mblodhi qindra njerëz nga vendi për t’i bërë homazhe 22 viktimave të sulmit terrorist në Manchester Arena, transmeton portali arbresh.info.
Policia u detyrua ta ndërpres pasi u arrestua një burrë me një thikë të madhe dhe një shkop bejsbolli.
Njeriu u dëgjua me zë të lartë duke bërtitur pasi ai u prangos dhe po largohej nga Policia e West Midlands, vetëm disa metra nga 1 mijë njerëzit që ishin mbledhur në sheshin kryesor Viktoria.
Përkundë planeve për vazhdimin e vigjiljes pavarësisht nga ndërprerja, sheshi u pastrua nga policia pak kohë më vonë./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...