Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.
“Pohoj se Putin qëndron prapa krimit dhe nuk mund të ketë një version tjetër për atë që ka ndodhur”, tha Navalny për gazetën gjermane Der Spiegel.
Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.
Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.
Gjetjet e tyre janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Francë dhe në Suedi.
Kremlini e mohon helmimin e Navalnyt dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin.
“Ju nuk ndjeni asnjë dhimbje, por e dini që po vdisni”, tha Navalny, teksa rrëfeu për gazetën Der Spiegel momentin kur “agjenti nervor ka filluar të ketë efekt”.
Navalny, i cili është liruar nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se do të kthehet në Rusi.
“Detyra ime tani është të qëndroj i patrembur. Dhe, unë nuk kam frikë”, tha Navalny./REL/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit