Shefi i NATOs ka deklaruar se është i sigurtë që aleanca do të ketë forca të mjaftueshme për të përmbushur misionin e saj të trajnimit në Afganistan.
Jens Stoltenberg në një intervistë për AP tha se NATO do të përmbushë kërkesat e përcaktuara nga gjenerali John Nicholson, komandanti i lartë i SHBA-ve për Afganistanin, i cili tha se duhen rreth 16 mijë trupa për të plotësuar misionin e aleancës, transmeton portali arbresh.info
“Unë jam absolutisht i bindur që do të kemi forca të mjaftueshme kur të hyjmë në vitin 2018”, tha Stolenberg.
Stoltenberg tha se trupat nuk do të kryejnë operacione luftarake, por ndihmojnë për të trajnuar dhe për të ndihmuar forcat afgane, veçanërisht për të trajnuar forcat speciale dhe për të ndërtuar forcën ajrore të vendit të rrënuar nga konflikti./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...