Filloi Stërvitja e NATO-s rreth Menaxhimit të Krizave (CMX 2017) e cila organizohet çdo vit për zhvillimin e aftësive të menaxhimit të krizës dhe të dhënies së përgjigjes kundër një krize të mundshme, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga NATO thuhet se stërvitja e cila po mbahet që nga viti 1992, këtë vit do të realizohet mes datave 4-11 tetor.
Duke bërë të ditur se stërvitja do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, në kryeqytetet e shteteve anëtare dhe në disa komanda strategjike, njoftohet se në stërvitje nuk do të marrin pjesë ndonjë trupë ushtarake.
“Në stërvitje do të përdoret një skenar i krizës, i cili do të jetë virtual por realist, i cili do t’i përfshijë pikat 4 dhe 5 të traktatit NATO-s”, thuhet në deklaratë.
Duke bërë të ditur se qëllimi i stërvitjes është zhvillimi i kapacitetet të mbrojtjes së përbashkët të NATO-s në kuadër të vendimeve të marra në Samitin e Varshavës, në deklaratë thuhet se në stërvitje do të bëhen prova se si mund të reagohet në mënyrë gjithëpërfshirëse ndaj një krize, e cila përmban elemente civile dhe ushtarake.
Në deklaratë po ashtu bëhet e ditur se do të organizohen aktivitetet për zhvillimin e aftësisë për t’i dhënë përgjigje në mënyrë të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s kundër një krize të mundshme.
Në stërvitje përveç shteteve anëtare do të marrin pjesë edhe partnerët e NATO-s, Finlanda dhe Suedia.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit