Google ADS

NATO përdor shtetet baltike për të shënuar vinë e kuqe, dërgon mesazhe për Putinin

13:13 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Lituani – Në një fushë të shkretë ku tanket sovjetike dikur përgatiteshin për një pushtim të mundshëm të Evropës Perëndimore, trupat amerikane janë duke u trajnuar për të penguar Moskën nga një tjetër pushtim.

Nëpërmjet një perde të dendur tymi, ushtarët e parë te Regjimentit të dytë të kavalerisë ushtrojnë me  armë zjarri pareshtur mbi pozicionet e një armiku imagjinarë të NATO-s. Përkrah tyre janë ushtarë të tjerë të NATO-s nga Lituania të cilët vetëm një çerek shekulli më parë do të kishin qenë armiq, ngase Lituania ishte një nga pesëmbëdhjetë republikat e Bashkimit Sovjetik.

SHBA dhe NATO janë duke ushtruar aftësitë e tyre për pengimin kundër çdo kërcënimi rus në kufijtë e Evropës, dhe kjo stërvitje e përbashkët po ndodhe pikërisht në Rusi. NATO është duke tërhequr një vijë të kuqe në të tre shtetet baltike, të gjithë prej tyre janë anëtarë te aleancës, me një mesazh në Moskë: “Mos  shkakto probleme këtu dhe mos u përpiq për të pushtuar!”

Kapiteni i Ushtrisë së SHBA Russell Moore, i cili është duke udhëhequr trupat e përfshirë në ushtrimin e tanishëm, tha se lojërat e luftës nuk tregojnë vetëm se SHBA është e gatshme të qëndrojë me partnerët e saj të aleancës të NATO-s – Ajo tregon se ne jemi të fortë, Evropa është e fortë dhe ka një mbrojtje kolektive të gatshme për tu mbrojtur kundër çdo agresioni të huaj. ”

Toger Evaldas Milkintis, shoku i tij lituanez, pajtohet me te..

“Ne ndjehemi më të sigurt kur trajnohemi së bashku,” tha ai. “Ne jemi duke u përpjekur të jemi të gatshëm për të reaguar ndaj ndonjë kërcënimi nga jashtë.”

Lituania ka mjaft arsye për tu ndjere e kërcënuar. Ajo u qeveris nga Moska për dekada të tëra deri në fund të Luftës së Ftohtë – dhe nuk duan të jenë të sunduar nga Vladimir Putin tani. Kjo është arsyeja pse komb i vogël  kanë shikuar te alarmuar se si kufijtë e Ukrainës po griseshin nga luftëtarët  e Moskes.

Në perëndim të saj është një enklavë ruse e Kaliningradit, shtëpia e luftanijeve baltike te Rusisë. Dhe në qiellin mbi Detin Baltik, ajo shikon aeroplanët luftarakë rusë duke testuar reagimet e NATO-s.

Lituania është bërë një nga kundërshtarët kryesorë të Rusisë për shkak se ajo ka dërguar ndihmë ushtarake për qeverinë e Kievit.

Avionët luftarakë rusë vazhdimisht fusin hundën kah Perëndimi, fluturojnë përgjatë kufijve të anëtarëve të NATO-s por nganjëherë edhe shkelin hapësirën ajrore të tyre. Këto fluturime mund të jenë thjesht një taktikë frikësimi, mirëpo NATO beson se qëllimi i vërtetë i Rusisë nuk është vetëm për të provuar atë, por për të ndarë dhe të shkatërruar atë.

Sigurisht, Lituania nuk ka besim tek Vladimir Putin.

“Ne nuk mund t’i besojmë asgjë … thonë ata, nuk është kjo një fjalë e vetme,” thotë Ministri i Jashtëm i Lituanisë Linas Linkevicius. “Çfarë po ndodh tani nuk është vetëm lidhur me neve. Është në lidhje me sigurinë e kontinentit tonë.”

Kur u pyetën se çfarë saktësisht po kërkon Putini, ministri qeshi. “Kush mund ta di përgjigjen, atë që ai e bën është plotësisht e paarsyeshme,” tha Linkevicius.

Si një anëtare e NATO-s, Lituania është e mbrojtur nga doktrina e mbrojtjes kolektive në veçanti nenin 5, i cili thotë se një sulm mbi një anëtar është sulm mbi të gjithë. Neni 5 ka qenë I thirrur vetëm  një herë në historinë e NATO-s, pas sulmeve 9/11 në Nju Jork dhe Uashington.

Linkevicius ka sugjeruar se edhe në qoftë se Rusia godet Lituaninë me një sulm kibernetik, Neni 5 do të mund të thirret duke qenë se kjo do të dëmtojë komunikimet strategjike të vendit të tij dhe sistemet e sigurisë.

Megjithatë, se si do të përgjigjen nëse Rusia provokon NATO-n duke ndërhyrë në një nga tre shtetet baltike është një burim i debatit midis anëtarëve të NATO-s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale