Zëvendës shefi i NATO-s thotë se udhëheqësit rusë janë çdo dit e më pak të aftë për të fshehur vdekjen e “numrit të madh” të ushtarëve rusë në Ukrainën lindore.
Alexander Vershbow tha se si rezultat përfshirja e Rusisë po bëhet gjithnjë e më e papëlqyeshme për publikun rus.
Zyrtarët rusë hodhën poshtë të enjten një kërkesë të SHBA që Moska i kishte dërguar “mijëra e mijëra” trupa për të luftuar së bashku me separatistët.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se shifrat ishin të “shkëputura nga ajri”.
Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar Rusinë të ketë ndihmuar rebelët me armë dhe ushtarë.
Ekspertë të pavarur i akuzuan zëshëm por Moska mohon këtë, duke këmbëngulur se çdo rus që u shërben rebelëve është “vullnetarë”.
Alexander Vershbow, zëvendës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, tha në një konferencë në Letoni: “udhëheqësit rusë janë çdo dit e më pak në gjendje për të fshehur faktin se ushtarët rusë janë duke u vrarë në numër të madh në Ukrainën lindore.”
Ka prova te shumta në rritje se inkursioni rus në Ukrainë është duke u bërë shumë më pak i popullarizuar në mesin e publikut rus”, shtoi ai.
Më parë këtë javë, gazeta hetuese ruse Novaya Gazeta botoi një intervistë me një ushtarë të plagosur në tank, i cili tha se ai ishte një ushtar i rregullt rus dhe kishte luftuar me rebelët.
Ai tha se kishte marrë trajnim të gjerë në Rusi përpara se të dërgohet në Ukrainë.
Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj të ri për të rritur numrin e forcave të armatosura të vendit për të kundërshtuar kërcënimin nga separatistët pro-rus në lindje.
Projekt-ligji bën thirrje për një fuqi të 250.000 ushtarë, duke përfshirë 204,000 trupa aktiv./arbresh.info/
Kievi zmbraps një tjetër valë të sulmeve ajrore ruse
Nis takimi i kryetarëve me ambasadorin e SHBA-ve, të pranish...
Daçiq: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe
Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e vet në Prishtinë
KFOR-i u kërkon të grumbulluarve ta lirojnë kordonin e tyre
Ushtari amerikan, ish-kryetarit të Leposaviqit: Nuk jam këtu...