NATO nuk do “luftë të re të ftohtë” me Rusinë, ka thënë kështu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në përfundim të asamblesë parlamentare katërditore të aleancës.
“Ne nuk brengosemi për mungesën e transparencës (nga Rusia) kur bëhet fjalë për manovra ushtarake”, ka thënë Stoltenberg në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.
Ai ka përmendur manovrat Zapad që Rusia i ka mbajtur me Bjellorusinë në shtator, në të cilat ishin të përfshira qindra trupa ushtarake, e që kjo ngjalli pakënaqësi rreth qëllimeve të Moskës për ndërhyrje të mundshme ushtarake në Ukrainë.
Stoltenberg, në atë kohë pati thënë se “Rusia është fqinji ynë…ne nuk duam ta izolojmë Rusinë, nuk duam një luftë të re të ftohtë”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...