Udhëheqësit e NATO-s kanë miratuar të mërkurën një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen dhe kanë riafirmuar angazhimin e tyre për të mbrojtur njëri-tjetrin nga çdo sulm, pas një samiti të shkurtër të mbajtur në Hagë.
Sipas Reuters, përmes një deklarate të shkurtër, NATO miratoi një objektiv të ri më të lartë për shpenzimet e mbrojtjes – 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035 – një përgjigje kjo ndaj kërkesës së Trump dhe frikës së evropianëve se Rusia paraqet një kërcënim gjithnjë e më të madh për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Bëhet e ditur se të 32 udhëheqësit miratuan një deklaratë përfundimtare të samitit, ku thuhej: “Aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit për nevoja thelbësore të mbrojtjes, si dhe për shpenzime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive.”
LEXO EDHE
S’duhet të shqetësohemi më për Iranin”, Trump: Bëmë një Hiroshima
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...