NATO merr vendim për ta forcuar mbrojtjen lindore

14:34 | 24 Mars 2022
A Z

Udhëheqësit e NATO-s, kanë marrë vendim që të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje si përgjigje e pushtimit rus të Ukrainës.

“Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor,” thuhet në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel, raporton BBC, transmeton arbresh.info

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg thase katër grupe të reja beteje do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.