Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar falje Turqisë pasi liderët e vendit janë përshkruar si “armiq” gjatë një ushtrimi të përbashkët.
Në incidentin e raportuar në Norvegji, janë lakuar emrat e Presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan dhe ish drejtuesit të reformës, Mustafa Kemal Ataturk, transmeton portali arbresh.info
Turqia ka shprehur zemërimin e saj duke tërhequr nga stërvitjet 40 ushtarë.
Erdogan tha për aleancën e NATO-s se “me të të ketë pakt të tillë, por as aleancë të tillë”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas rastit, duke i kërkuar falje Turqi.
“Jam informuar për shkelje të shkaktuar në një stërvitje. Unë kërkoj falje për veprën e shkaktuar. Incidenti ishte rezultat i veprimeve të një individi dhe nuk pasqyron pikëpamjet e NATO-s”, tha ai.
Ai ka shtuar se Turqia vazhdon të mbetet një aleat i rëndësishëm në NATO./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...