NATO ka filluar stërvitjet më të mëdha ushtarake pranë kufirit me Rusinë.
Stërvitja ushtarake “Përgjigjja e ftohtë” nisi të hënën në Norvegji në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë ngritur ndjeshëm pas sulmi në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info
Aktivitetet kryesore këtë javë do të zhvillohen në det dhe në ajër.
Anijet aleate po mblidhen në Detin e Veriut dhe sasi të mëdha pajisjesh nga vende të ndryshme të NATO-s mbërritën në Norvegji javën e kaluar për një stërvitje që po përgatitej prej muajsh dhe e cila pritet të përfundojë me 1 prill.
“Përgjigjja e ftohtë” mbahet çdo dy vjet në kushtet e dimrit në vendin skandinav nga e ka origjinën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Sipas të dhënave norvegjeze, në stërvitje marrin pjesë rreth 30,000 trupa nga 27 vende anëtare të NATO-s dhe vende partnere.
Norvegjia vazhdimisht ka theksuar se stërvitjet ushtarake nuk janë reagim ndaj Rusisë, por një stërvitje e përbashkët e mbrojtjes e planifikuar prej kohësh.
Rusia u ftua si vëzhguese, por e refuzoi ftesën./arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...