Shkencëtarët e laboratorit të NASA për shtytje të raketave kanë ardhur deri tek ideja që të përdorin Diellin si teleskop masiv, duke përdorur efektin e njohur nën emrin “thjerrëza gravitacionale”.
Nëse kjo do të realizohet, ky plan mund të ndihmojë në pamjen e shkëlqyeshme në detaje në egzoplanete, duke zbuluar format në sipërfaqet e tyre dhe shenjat potenciale të jetës.
Thjerrëza gravitacionale paraqet efekt optik, i cili ndodh kur grupi i galaktikave “fajëson” dritën të cilën e emitojnë të tjerët, dukshëm larg galaktikës së sistemit diellor.
Arsyeja e kësaj është se objektet masive për shkak të gravitetit të tyre të fuqishëm shtrembërojnë hapësirën dhe kohën në afërsi të tyre.
Si rezultat mund të shihen edhe si të zmadhuara, madje edhe objektet të shihen si të deformuara. Këtë fenomen i pari e ka përmendur Albert Ajnshtajn në teorinë e përgjithshme të relativitetit. Një lloj i tillë i teleskopit do të funksiononte vetëm me ndihmën e pikës kryesore solare- pikë në hapësirën ndëryjore 14 herë të larguar nga Plutoni, shkruan “Popular”.
Madje edhe tash, sonda kozmike Vojager 1 – fluturake e cila ka udhëtuar më së largu në kozmos, ka kaluar vetëm një të pestën e kësaj distance në periudhë prej 50 vjetësh.
Nëse NASA do të lansojë fluturaken në makinë shtytëse, një lloj i ri i sondës do të mund të arrijë Vojager-in për vetëm disa vite.
Megjithatë, do të kalonin edhe të paktën 50 vjet para se një lloj i ri sonde do të arrinte deri te pika kryesore, shkruan “Daily Mail”.
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajram...
Sulmohet një police në Ferizaj, e dyshuara lirohet në proced...
Ndalohet një shtetase e Serbisë në Kosovë, dyshohet për doku...