Kabineti i përkohshëm i Izraelit emëroi kreun e partisë ”E djathta e re”, Naftali Bennett si ministër të Mbrojtjes.
“Nga ndjenja e një përgjegjësie të thellë për sigurinë e shtetit të Izraelit, unë pranova të premten, kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, që të shërbej si ministër i Mbrojtjes”, deklaroi Bennett pas mbledhjes së kabinetit, duke shprehur besim të plotë në forcat e sigurisë së Izraelit.
Ky veprim shihet gjerësisht si një ofertë e Netanyahu-t për të parandaluar Bennett, të bashkohet me një qeveri të mundshme të udhëhequr nga bardheblutë.
Benny Gantz, drejtuesi i partisë ”Bardheblu”, duhet të formojë qeverinë e re.
Gantz-it i kanë mbetur 10 ditë për të formuar një koalicion.
Netanyahu dështoi më parë në formimin e një qeverie.
Detyra e formimit të një qeverie është sfiduese, pasi aktualisht as Gantz dhe as udhëheqësi i partisë “Likud”, Netanyahu, nuk kanë shumicën e kërkuar prej të paktën 61 deputetësh për të formuar një qeveri.
Të dy synojnë bashkimin me partinë e krahut të djathtë të Bennett.
Petit mbron Arsenalin: Gjithmonë e njëjta histori
OEK: Kosova ka nevojë për stabilitet jo për zgjedhje– Qeveri...
Ministria e Brendshme në Shqipëri hap garën për Drejtor të P...
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro