Sipas “Kalendarit Hënor” pas 10 vjetëve, saktësisht në vitin 2030, myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti.
Një agjërim i Ramazanit do të fillojë më 6 janar dhe tjetri më 26 dhjetor të po atij viti.
Duhet theksuar se Kalendari Hënor është i ndryshëm nga ai Diellor, kjo është arsyeja pse kjo nuk duhet të jetë surprizë, besojnë ekspertët.
Prandaj, kalendari për vitin 2030 në faqen e internetit timeanddate.com deklaron se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas së cilit myslimanët në mbarë botën do të festojnë Fitër Bajramin më 5 shkurt. Deri në fund të këtij viti, Ramazani do të fillojë përsëri më 26 dhjetor të po të njëjtit vit.
Hasan Ahmed Al Hariri, Drejtor i Përgjithshëm i Astronomy Group Dubai, tha për Gulf News se agjërimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen i pazakonshëm, pasi muaji hënor fillon 10 ditë më parë çdo vit. /Albinfo.ch
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...