Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka pranuar një ftesë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për të vizituar Izraelin, pavarësisht kritikave dhe debatit ndërkombëtar që shoqëron luftën e vazhdueshme dyvjeçare në rajon.
Në një deklaratë, zyra e kryeministrit Netanyahu njoftoi se ai është takuar me Musk dhe e ka ftuar atë të marrë pjesë në Konferencën për Transportin e Mençur, e cila pritet të mbahet në muajin mars. Sipas deklaratës, Musk e ka pranuar ftesën.
Gjatë takimit, palët diskutuan bashkëpunimin e vazhdueshëm me kompaninë Tesla, si dhe avancimin e legjislacionit që lidhet me automjetet autonome në Izrael. Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishte edhe promovimi dhe zhvillimi i teknologjive të inteligjencës artificiale në vend.
“Ne synojmë ta çojmë përpara Izraelin dhe ta shndërrojmë atë në një lider global në këtë fushë, ashtu siç bëmë në teknologjitë kibernetike dhe fusha të tjera,” citohet të ketë thënë Netanyahu gjatë bisedës me Muskun.
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...