Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg do të marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të hënën.
Sipas burimit, ata do të ulen gjatë ceremonisë, së bashku me të nominuarit e administratës së sapozgjedhur republikane dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur.
Amazon e Bezos dhe Meta e Zuckerberg janë ndër pronarët e kompanive që dhuruan 1 milion dollarë secila për inaugurimin e Trump.
Elon Musk, CEO i Tesla, SpaceX dhe X, shpenzoi më shumë se një çerek miliardë dollarë për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet në nëntor, kujton Reuters.
Inaugurimi i Donald Trump do të mbahet të hënën, më 20 janar./abcnews.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...