Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë bisedimeve me homologun e tij amerikan dhe iranian, ka ngritur mundësinë e rinegocimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, raportojnë zyrtarët francezë.
Mundësia e shqyrtimit të kësaj marrëveshje u ngrit nga takimet e veçanta të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit iranian, Hassan Rohani, gjatë takimeve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se Macron u përpoq të bindte Trump-in, i cili kishte kërcënuar vazhdimisht se do e braktiste marrëveshjen, që mos të bëj një gjë të tillë.
Franca është një nga gjashtë fuqitë botërore që janë pjesë e marrëveshjes, e cila kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj këtij Iranit.
Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Gjermania dhe Britania janë po ashtu pjesë e marrëveshjes.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...