Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të presë homologun e tij kinez Xi Jinping në samitin dyditor muajin e ardhshëm në resortin e tij të Floridës, Mar-a-Lago, ka bërë të ditur portali amerikan Axios duke iu referuar zyrtarëve, të cilët janë të njohur me këto plane.
Takimi dyditor është paralajmëruar për 6-7 prill.
Reuters nuk ka mundur të konfirmojë pohimet e portalit amerikan, ndërsa përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit kinez nuk ishin të qasshëm për komente. CNN, po ashtu, ka lajmëruar për mbledhjen e planifikuar duke u thirrur në burime të paemëruara, transmeton KosovaPress.
Samiti i planifikuar vjen pas kontakteve dhe bisedimeve të fundit amerikano-kineze në përpjekjet për ripërtëritjen e lidhjeve pas retorikës së ashpër disamujore të presidentit Trump.
Muajin e kaluar, sekretari shtetëror kinez Yang Jiechi vizitoi Uashingtonin për të biseduar për lidhjet ekonomike dhe interesat e sigurisë.
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Aksion i madh i antidrogës në Prishtinë/ Arrestohen pesë per...