Një grua 63-vjeçare u shpëua 91 orë pas tërmetit të fortë me magnitudë 7.7 që goditi Myanmarin të premten, duke mbetur e bllokuar nën rrënoja. Ajo u shpëtua në Naypyitaë, kryeqyteti i Mynmarit, mëngjesin e martën.
Kjo ishte një mrekulli në një situatë tragjike ku më shumë se 2,700 persona janë raportuar të vdekur dhe numri pritet të kalojë 3,000. Po ashtu, 4,521 të tjerë janë plagosur dhe 441 janë të zhdukur.
Përveç viktimave, më shumë se 10,000 ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë, veçanërisht në qendër dhe në veri-perëndim të Myanmarit.
Në Mandalay, qyteti i dytë më i madh, 50 fëmijë dhe dy mësues humbën jetën kur një kopësht u shemb. Pasgoditjet dhe frika nga tërmetet e tjera kanë detyruar shumë njerëz të flenë jashtë në rrugë ose fusha të hapura.
Përpjekjet e shpëtimit janë komplikuar nga lufta civile, pasi junta ushtarake që mori pushtetin me grusht shteti në vitin 2021 ka vazhduar sulmet ajrore dhe ka penguar shpërndarjen e ndihmave humanitare në disa zona.
Organizatat ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara po punojnë për të ofruar ndihmë, ndërkohë që kërkojnë që junta të heqë barrierat administrative dhe të lejojë qasjen e pakufizuar për ndihmën./abcnews.al
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë