Moti i keq i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë Ankaranë në orët e pasdites së sotme, duke shkaktuar përmbytje në të cilat janë shkatërruar dhjetëra automjete, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton gazetari i AA-së, moti i keq ka paralizuar jetën e qytetarëve të kryeqendrës turke, ku më së rëndi është prekur lagja Mamak, ku uji mori me vete automjetet e parkuara.
Për pasojë, mbetën të shkatërruara dhjetëra automjete, ndërsa shumë automjete pësuan dëmtime të konsiderueshme.
Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë dalë në terren për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.
Uji ka përmbytur edhe shumë hapësira biznesi në atë pjesë të kryeqytetit të Turqisë, pasi siç rrëfen shtetasi Fatih Erdogan, uji është shfaqur papritur.
“Uji mori me vete automjete dhe shkatërroi edhe hapësira biznesi”, tha Fatih.
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...