Në një deklaratë të rrallë publike, Mossad, agjencia sekrete e inteligjencës së Izraelit, vlerësoi operacionin “historik” kundër Iranit, duke deklaruar se kërcënimi nga Irani tani është “neutralizuar ndjeshëm”.
Ajo thotë se agjentët e saj kanë punuar “krah për krah” me ushtrinë izraelite, “për të realizuar qëllimet e fushatës dhe për ta çuar atë në përfundim”.
Në komentet shoqëruese të bëra dje nga shefi i Mossad, David Barnea thotë se agjencia do të vazhdojë të mbajë një “vëzhgim vigjilent mbi të gjitha projektet e njohura iraniane”.
David Barnea, the Mossad chief, thanks agents, the IDF, and the CIA for the collaboration during the 12-day Operation Rising Lion, which achieved ‘goals that initially seemed imaginary’ against Iran pic.twitter.com/qudlLo4TuB
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) June 25, 2025
“Ne jemi të njohur ngushtë me ta – dhe do të jemi atje, ashtu siç kemi qenë deri më tani”, thotë ai.
Barnea gjithashtu shpreh “mirënjohje dhe respekt për partnerin qendror, CIA-n”, bashkëpunimi i së cilës ndihmoi “të bëhej i mundur operacioni”. /Telegrafi/
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...