Qytetarët në Moskë po protestojnë kundër shkeljeve masive të të drejtave të njeriut në Rusi dhe po bëjnë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë.
Pjesëmarrësit në protestën e quajtur “Për Rusinë e lirë pa represion dhe arbitraritet”, u mblodhën sot në Moskë, vetëm dy ditë para Ditës së Rusisë, një festë patriotike.
Policia tha se rreth 1700 persona po marrin pjesë në protestë, por organizatorët e saj thanë se janë rreth 5000 persona.
Disa protestues kanë mbajtur në duar fotografinë e Oleh Sentsov, regjisorit ukrainas, i cili është arrestuar nga autoritetet ruse në Krime.
Sipas grupit të pavarur monitorues OVD-Info, dy persona janë arrestuar gjatë protestës së sotme./rel/
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?