Trupat ruse kanë rrëmbyer një zyrtar lokal që po drejtonte një autokolonë humanitare për të evakuuar civilët në rajonin jugor të Khersonit, njoftoi zëvendëskryeministrja e Ukrainës.
Iryna Vereshchuk tha se trupat e Kremlinit u ofruan të lirojnë zyrtarin ukrainas në këmbim të robërve rusë të luftës.
Zëvendëskryeministrja theksoi se propozimi nga pala ruse është i papranueshëm nga Ukraina.
Ajo tha gjithashtu se përpjekjet për të krijuar tre korridore humanitare në rajonin e Khersonit dështuan dje për shkak të ushtrisë ruse.
Kherson është qyteti i parë i madh që u pushtua nga Rusia, me forcat që morën kontrollin brenda javës së parë të pushtimit të saj.
Megjithatë, muajin e kaluar, zyrtarët pretenduan se Rusia kishte humbur kontrollin e qytetit pas një kundërsulmi nga forcat ukrainase./abcnews.al/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...