Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të dielën se forcat e saj kanë kapur më shumë territor në Bakhmut ndërsa vazhdojnë përpjekjet e tyre për të pushtuar plotësisht qytetin.
Beteja për Bahamutin është bërë një nga më të përgjakshmet e luftës 14-mujore. Ky qytet në Ukrainën lindore është shkatërruar pothuajse tërësisht nga zjarri i artilerisë dhe luftimet brenda tij.
Rusia pretendon se kapja e Bakhmutit do t’i lejojë asaj të nisë sulme të mëtejshme në Ukrainën lindore.
Megjithatë, nëse e pushtojnë atë qytet, forcat e Moskës ka të ngjarë të përballen me luftime edhe më intensive në qytetet fqinje të Kramatorsk dhe Sloviansk.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se trupat e saj kishin marrë kontrollin e dy blloqeve të tjera në distriktin perëndimor të Bakhmut dhe se njësitë ajrore po siguronin përforcime në veri dhe jug.
Yevgeny Prigozhin, kreu i forcës ushtarake private Wagner që drejton sulmin në qytet, pretendon se trupat e tij kontrollojnë 80% të Bahmutit. Kievi ka mohuar vazhdimisht pretendimet se forcat e tij janë gati të tërhiqen.
Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportet nga fusha e betejës.
Gjithashtu sot, kreu i emëruar nga Rusia i rajonit jugor të Ukrainës, Kherson, mohoi një raport nga një institut kërkimor amerikan se forcat ukrainase kanë zënë pozicione në bregun lindor të Dnieper.
“Nuk ka pozicione armike në bregun e majtë lindor të lumit Dnieper forcat tona të armatosura kontrollojnë plotësisht këtë territor,” shkroi Vladimir Saldo në kanalin e tij në aplikacionin Telegram.
Një zëdhënës i komandës jugore të Ukrainës as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi raportin për të garantuar sigurinë operacionale.
“Dua që të gjithë të kuptojnë se është shumë e vështirë të kalosh një pengesë si Dnieper” tha Natalya Khmelnyuk në televizionin ukrainas.
“Është e nevojshme të kemi durim”, shtoi ai./abcnews
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...